Aktualitet

Përmbytjet në Vlorë/ Kryebashkiaku: Problematikë mbeten garazhet e pallateve, kemi bërë një strategji të qartë si do të operojmë

Momentalisht mësohet se në rrugën ‘Albano e Romina’ një nga lagjet më të dëmtuara të qytetit, si dhe te kisha Ortodokse uji është larguar, ndërkohë Bashkia ka bërë planin për të ndërhyrë në garazhet e pallateve.

6 Tetor 2024, 08:08 Nga M.B
Përmbytjet në Vlorë/ Kryebashkiaku: Problematikë mbeten
Ermal Dredha

VLORA- Pas reshjeve të shiut që pushtuan një pjesë vendit më 4 tetor, qyteti i Vlorës rezultoi të ishte një nga më të prekurit me përmbytje masive. Momentalisht mësohet se në rrugën ‘Albano e Romina’ një nga lagjet më të dëmtuara të qytetit, si dhe te kisha Ortodokse uji është larguar, ndërkohë Bashkia ka bërë planin për të ndërhyrë në garazhet e pallateve.

Ndërkohë mbrëmjen e shkuar në një prononcim për mediat, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, tha se janë 9 në total garazhe pallatet që do të ndërhyjnë. Mësohet se faza tjetër do të jetë dalja në terren për të takuar familjet dhe bizneset që janë dëmtuar, për të cilët, kryebashkiaku premtoi kompensim.

“Problematikë mbeten garazhet e pallateve. Kemi bërë një strategji të qartë si do të operojmë për garazhet e pallateve. Janë 9 në total garazhe pallatet që do të ndërhyjmë. Do të ndërhyhet dhe në lagjen ‘Kushtrimi’ por këtu problematika është e vështirë. Problematika është më e madhe se është zonë informale.

Do të jemi të bashkërenduar duke takuar çdo qytetar për të treguar gjithë hallkat që do të ndjekin nëse do të ketë trajtim financiar dhe jo vetëm. Njerëzit të jenë të qetë se aq sa kemi ne në dorë do të bëjmë maksimumin tonë për ti ndihmuar të kthehen në normalitet. Duke pasur dhe trajtimin financiar që i takon.

Ju kërkojmë ndjesë që nuk mund të menaxhonim më shpejt se kaq. Por siç e patë dhe vetë ishte përtej mundësive njerëzore, pasi ishin gati 180 mln shi në second që kanë rënë për dy orë e gjysmë. Ne do të jemi në gadishmëri”, tha Dredha.

vlora

Sondazh

Poll