4 Tetor 2024, 16:32
Nga N.F
Nenad Popoviç
RUSI- Qeveria serbe njoftoi të premten se ministri i saj pa portofol, Nenad Popoviç, do ta vizitojë Rusinë për të marrë pjesë në një takim ndërqeveritar mes dy vendeve në Shën Petersburg muajin e ardhshëm. Popoviç – i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për lidhjet e tij me Rusinë – do të marrë pjesë në një tubim të Komitetit Ndërqeveritar Serbo-Rus për Bashkëpunim Tregtar, Ekonomik, Shkencor dhe Teknik, i cili do të mbahet në nëntor, në Shën Petersburg.
Në Qeverinë e Serbisë, Popoviç është përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe për pozitën shoqërore të kishës në vend dhe jashtë saj. Përveç Popoviçit, në takimin e Shën Peterburgut do të marrë pjesë edhe ministri për Zhvillim Ekonomik i Rusisë, Maksim Reshetnikov, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë.
Popoviç është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej nëntori i vitit 2023, për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë. Në listën e zezë amerikane është edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili më 4 tetor u takua me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë ruse të energjisë “Roseti”, Andrei Ryumin, gjatë vizitës së delegacionit të kësaj kompanie në Beograd.
Vulin theksoi se Serbia është "i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë" dhe shtoi se Serbia "nuk do ta ndryshojë politikën e saj dhe investimet dhe njerëzit nga Rusia janë plotësisht të sigurt" në Serbi.
Siç njofton Qeveria e Serbisë, Ryumin theksoi "vëmendjen e madhe që Vulin i kushton zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Federatës Ruse dhe Serbisë". Serbia ka pothuajse tri vjet që nuk pranon t'i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, edhe pse në Kombet e Bashkuara e kanë dënuar pushtimin e Ukrainës nga Moska.
Bashkimi Evropian, pjesë e të cilit Serbia synon të jetë në të ardhmen, i kërkon Beogradit të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Në deklaratat e tij, Vulini shpesh e kritikon Perëndimin, është vizitor i shpeshtë i Moskës dhe konsiderohet si një nga mbështetësit më të fortë të Kremlinit në mesin e përfaqësuesve të autoriteteve serbe.
Pas takimit të Vulin me presidentin rus, Vladimir Putin, në shtator, Bashkimi Evropian tha se "mbajtja e lidhjeve me Rusinë gjatë luftës së saj agresore kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e BE-së e as procesin e anëtarësimit"./ REL
nenad popoviç shba rusi
Bota
4 Tetor 2024, 15:50
r.ll
permbytjet ne rajon
SARAJEVË- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë rajonin duke shkaktuar dëme katastrofi...
Bota
4 Tetor 2024, 15:38
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për “Bloomberg” tha se kritikat nd&e...
Bota
4 Tetor 2024, 15:12
N.F
Erik dhe Lyle Menendez
SHBA- Pas afro 30 vitesh dhe me prova të reja, pritet të rishqyrtohet rasti tronditës i Erik dhe Lyle Menendez&n...
Bota
4 Tetor 2024, 15:13
r.ll
ayatollah ali khamenei
IRAN- Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të deshifrojë mesazhet pas fjalimit të parë publik...
Bota
4 Tetor 2024, 15:09
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Së paku tre civilë janë vrarë nga granatimet ruse në katër rajone të Ukrainës të...
Bota
4 Tetor 2024, 14:35
E. D
foto ilustruese
ITALI- Shkaku i vdekjes së manjatit të teknologjisë Mike Lynch është regjistruar si mbytje pas katastrofës s&...
Bota
4 Tetor 2024, 14:25
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut janë pajtuar për një plan pesëvjeçar për ndarjen e kostos s&eu...
Bota
4 Tetor 2024, 14:20
E. D
pamje nga vendngjarja
TAJVAN- Dy persona kanë vdekur pasi një tajfun goditi Tajvanin jugperëndimor, duke përmbytur qytetin kryesor port...
Bota
4 Tetor 2024, 14:07
E. D
Ayatollah Ali Khamenei
IZRAEL- Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, tha të premten se vendi i tij dhe mbështetësit r...
Bota
4 Tetor 2024, 11:50
E. D
pamje nga permbytjet
BOSNJE- Në territorin e komunës së Jabllanicë është raportuar për viktima pas reshjeve të shiu...