4 Tetor 2024, 15:50
Nga r.ll
permbytjet ne rajon
SARAJEVË- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë rajonin duke shkaktuar dëme katastrofike në banesa dhe humbje në njerëz. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova po ashtu janë përfshirë nga moti i keq por dëmet nuk kanë qenë të shumta në krahasim me vendet e tjera të rajonit si Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia.
24 orët e fundit kanë qenë kritike në Bosnje dhe Hercegovinë ku një stuhi që përfshiu vendin ka lënë të vdekur mbi 14 persona dhe ka shkatërruar qindra banesa. Shiu i rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut shkatërruan shtëpi, rrugë dhe ura në të gjithë pjesën qendrore të vendit. Sipas mediave të huaja, komuna e Jabllanicës, rreth 70 km (43 milje) në jugperëndim të kryeqytetit, Sarajevë, pësoi pjesën më të madhe të reshjeve të shiut 24 orësh dhe u bllokua plotësisht të premten pasi u shkatërruan lidhjet rrugore dhe hekurudhore.
“Të paktën 14 të vdekur u gjetën në zonën e Jabllanicës. Ka shumë njerëz të raportuar të zhdukur.”, ka thënë Darko Jukan, një zëdhënës i presidencës ndëretnike të Bosnjës.
Po ashtu edhe Mbrojtja Civile e Federatës Boshnjako-Kroate tha se numri i të vdekurve mund të rritet. Ndërkohë imazhe të shumta treguan fshatra dhe qytete të zhytura plotësisht nën ujë, me pamje katastrofike të përrenjve me baltë dhe rrugëve të dëmtuara. Disa persona të lënduar u evakuuan me një helikopter nga forcat paqeruajtëse të Bashkimit Evropian (EUFOR).
Në Serbi, Instituti Hidrometeorologjik Republikan (RHMZ) paralajmëroi se në jug dhe juglindje të Serbisë priten reshje më të mëdha deri në fund të ditës, gjatë natës, si dhe mëngjesin e së shtunës, por që aktualisht nivelet e ujit janë brenda kufijve normalë. Alarmi portokalli i motit, i cili tregon mot të rrezikshëm, është në fuqi në Banat, Serbinë Lindore, Serbinë juglindore. Sipas parashikimit të RHMZ-së, për fundjavë priten reshje afatshkurtra dhe shira lokale me bubullima, të cilat do të jenë më të shpeshta në jugperëndim, jug dhe lindje të vendit, por nuk priten reshje të dendura.
Në Mal të Zi, disa fshatra u ndërprenë nga përmbytjet, dhe uji depërtoi nëpër shtëpitë që transportonin ushqime, dru dhe sende të tjera, dhe vendi ka alarm të kuq moti për shkak të erës së fortë të parashikuar mbi 90 km në orë dhe shiut të dendur. Dhe në Hvratska mbrëmë, një stuhi e fortë goditi gadishullin e Istrias.


Në Mal të Zi, disa fshatra u ndërprenë nga përmbytjet, dhe uji depërtoi nëpër shtëpitë. Vendi ka aktivizuar alarm të kuq moti për shkak të erës së fortë të parashikuar mbi 90 km në orë dhe shiut të dendur. Fatmirësisht ende nuk është raportuar për ndonjë viktimë si pasojë e motit të keq.
Në Kroaci, niveli i ujit të lumenjve vazhdon të rritet për shkak të shiut të dendur. Ndërsa lumenjtë Sava, Kupa dhe Odra janë vazhdimisht në rritje, Hrvatske vode parashikon se niveli i ujit në Karlovac do të jetë mbi 800 centimetra dhe po bëhen përpjekje për të minimizuar dëmet e mundshme, shkruajnë mediat kroate.
Forca shtesë po i bashkohen forcave të ndërhyrjes në zonën e Karlovacit, njoftoi më herët qyteti i Karllovacit, sipas të dhënave të të cilit niveli i ujit është më i lartë se e vlerësuar fillimisht. Forcat intervenuese të shtabit të mbrojtjes civile janë të vendosura në të gjithë zonën e Karllovacit dhe forca shtesë janë dislokuar në zonat më të rrezikuara, gjegjësisht në Brodarcë, Jelsë e Madhe dhe Borlë, njoftoi kryetari i komunës pas mbledhjes së shtabit civil. Edhe në Kroaci nuk është raportuar asnjë viktimë.


permbytjet ne bosnje moti i keq ne rajon
f 35460295 1280
35460253
275943 screenshot 723 m
276075 tan2024 10 0408452471 8 s
Bota
4 Tetor 2024, 15:38
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për “Bloomberg” tha se kritikat nd&e...
Bota
4 Tetor 2024, 15:12
N.F
Erik dhe Lyle Menendez
SHBA- Pas afro 30 vitesh dhe me prova të reja, pritet të rishqyrtohet rasti tronditës i Erik dhe Lyle Menendez&n...
Bota
4 Tetor 2024, 15:13
r.ll
ayatollah ali khamenei
IRAN- Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të deshifrojë mesazhet pas fjalimit të parë publik...
Bota
4 Tetor 2024, 15:09
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Së paku tre civilë janë vrarë nga granatimet ruse në katër rajone të Ukrainës të...
Bota
4 Tetor 2024, 14:35
E. D
foto ilustruese
ITALI- Shkaku i vdekjes së manjatit të teknologjisë Mike Lynch është regjistruar si mbytje pas katastrofës s&...
Bota
4 Tetor 2024, 14:25
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut janë pajtuar për një plan pesëvjeçar për ndarjen e kostos s&eu...
Bota
4 Tetor 2024, 14:20
E. D
pamje nga vendngjarja
TAJVAN- Dy persona kanë vdekur pasi një tajfun goditi Tajvanin jugperëndimor, duke përmbytur qytetin kryesor port...
Bota
4 Tetor 2024, 14:07
E. D
Ayatollah Ali Khamenei
IZRAEL- Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, tha të premten se vendi i tij dhe mbështetësit r...
Bota
4 Tetor 2024, 11:50
E. D
pamje nga permbytjet
BOSNJE- Në territorin e komunës së Jabllanicë është raportuar për viktima pas reshjeve të shiu...
Bota
4 Tetor 2024, 11:43
E. D
Tim Walz
SHBA- Në një reagim të fundit për të angazhuar votuesit myslimanë përpara zgjedhjeve, Tim Walz bëri thirr...