Aktualitet

Mori lëndime të shumta nga shpërthimi i tritolit pranë banesës së motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë fqinji Enea Themollari

Themollari që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

4 Tetor 2024, 07:48 Nga M.B
Mori lëndime të shumta nga shpërthimi i tritolit pranë
Motrat Nikolli dhe Nuredin Dumani

TIRANA- 26-vjeçari Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, mësohet se ka ndërruar jetë në spital. Themollari që prej korrikut ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po luftonte me vdekjen për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë.

Mori lëndime të shumta nga shpërthimi i tritolit pranë
Enea Themollari

I riu mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatën e 14 korrikut në hyrjen e apartamentit të fqinjeve, dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”.

Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Ndërkohë ngjarja po hetohet nga SPAK, për shkak se personi që kanë akuzuar si porositës të vendosjes së tritolit, Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK.

Pas ngjarjes, Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit, deklaroi në media se me Nuredin Dumanin kishte nisur një romancë në distancë disa kohë më parë. Nga ana tjetër, Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin alias Xhanej i cili u arrestua nga policia rreth një  vit më parë, si i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.

giovanna nikolli nuredin dumani

Sondazh

Poll