3 Tetor 2024, 16:44
Nga N.F
Erjon Shqarri
VLORË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar si të pabazuar pretendimin e Komisioneres Publike, Irena Nino se prokurori i Vlorës, Erjon Shqarri duhej pezulluar dhe detyruar të ndiqte trajnimin njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës, për problemet e evidentuara në dy çështje të hetuara prej tij.
Shqarri u konfirmua në detyrë nga Komisioni më 9 maj, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, rekomandoi ankimimin e këtij vendimi dhe shqyrtimin e dy çështjeve. Rasti i parë kishte të bënte me denoncimin e një vajze ndaj ish-partnerit për përndjekje, çështje që ishte pushuar nga Shqarri.
Ky i fundit pretendoi se viktima dhe i kallëzuari kishin qenë në komunikim me njëri – tjetrin. Sipas tij, viktima kishte bërë më shumë telefonata ndaj të kallëzuarit dhe se për të pasur një rast përndjekje, refuzimi i viktimës duhej të ishte kategorik dhe i hapur. Çështja tjetër për të cilën u kërkua riedukimi i Shqarrit, kishte të bënte me kërkimin e një mase sigurimi personal “detyrim paraqitje” ndaj një personi të hetuar për përkrahje të autorit të krimit, por që kishte qenë i dënuar më parë.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 20/2024, datë 30.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 757, datë 09.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shqarri.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 757, datë 09.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Erjon Shqarri.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.10.2024.
erjon shqarri kpa
Aktualitet
3 Tetor 2024, 16:40
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vëzhgimi përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut ...
Aktualitet
3 Tetor 2024, 15:55
N.F
Alda Klosi
TIRANË- Gjykata e Apelit ditën e sotme ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, për Ald...
Aktualitet
3 Tetor 2024, 15:12
N.F
vendngjarja
POGRADEC- Një aksident është regjitruar ditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se një au...
Aktualitet
3 Tetor 2024, 14:38
M.B
Foto ilustruese
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur në aksin “Korçë-Pogradec” nga ku mësohet se një 48-vje&c...
Aktualitet
3 Tetor 2024, 14:21
M.B
Foto nga operacioni
MORINA- Një 36-vjeçar nga Kosova është vënë në hetim pasi ka tentuar të fusë në Shq...
Aktualitet
3 Tetor 2024, 13:56
M.B
Ilir Proda
TIRANA- Ilir Proda merr zyrtarisht tashmë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shteti...
Aktualitet
3 Tetor 2024, 13:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Lidhur me skandalin e Onkologjiku, Prokuroria e Posaçme ka nisur me marrjen në pyetje të akuzuarit, ku sot gjithas...
Aktualitet
3 Tetor 2024, 13:26
I.A
Artan Hoxha
TIRANË-Gazetari investigativ Artan Hoxha ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se 3...
Aktualitet
3 Tetor 2024, 13:23
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Është shtyrë pas 4 orësh për herë të tretë seanca paraprake për dosjen e sterilizimit....
Aktualitet
3 Tetor 2024, 13:07
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Një 36-vjeçar, pronar i një biznesi për shit-blerje aparatesh telefonikë, është ...