Politike

Agravohet situata te Kuvendit, deputetët i bërtasin gardës: Nuk na prekni me dorë

Kjo ka bërë që deputetët demokratë të ngrejnë zërin kundër gardistëve. 

3 Tetor 2024, 10:00 Nga I.A
Agravohet situata te Kuvendit, deputetët i bërtasin gardës: Nuk
Sherri

TIRANË- Deputetët e opozitës janë përplasur ditën e sotme me kolegët socialistë para nisjes së seancës plenare.  Teksa deputetet Sorina Koti, Greta Bardeli dhe Elda Hoti kanë tentuar në hyjnë në Kuvend, janë ndaluar nga gardistët. Kjo ka bërë që deputetët demokratë të ngrejnë zërin kundër gardistëve. 

“Kjo që po ndodh aty është monstruozitet. Ne jemi në aksion politik duhet të na mirëkuptoni”, i është drejtuar Flamur Noka, kolegëve socialist.

“O qelbësirë, mos e prek deputeten me dorë. Bandit, o bandë”, tha Bardhi.

seance plenare 3 tetor 2024

Sondazh

Poll