Bota

Hidhen granata dore pranë ambasadës izraelite në Kopenhagen, arrestohen 3 të rinj, nisin hetimet nëse rasti ka lidhje me shpërthimin në Stokholm

Tre të rinj suedezë u arrestuan në kryeqytetin danez të mërkurën me dyshimin për përfshirje në dy shpërthime pranë ambasadës izraelite në orën 03:20 të mëngjesit në distriktin Hellerup të Kopenhagës.

2 Tetor 2024, 19:11 Nga N.F
Hidhen granata dore pranë ambasadës izraelite në Kopenhagen,
Kopenhagen

DANIMARKË- Dy granata dore janë hedhur pranë ambasadës izraelite në Kopenhagen. Ky incident ka ndodhur një ditë pas një shpërthimi në ambasadën izraelite në Suedi. Tre të rinj suedezë u arrestuan në kryeqytetin danez të mërkurën me dyshimin për përfshirje në dy shpërthime pranë ambasadës izraelite në orën 03:20 të mëngjesit në distriktin Hellerup të Kopenhagës.

Shpërthimet në Kopenhagë besohet se janë shkaktuar nga granata dore që dëmtuan një ndërtesë rreth 100 metra larg ambasadës izraelite. Askush nuk u lëndua. Dy burra u arrestuan në stacionin qendror të Kopenhagës në një tren që shkonte për në qytetin danez të Padborg. Një person i tretë u arrestua pranë ambasadës. 

Tre të arrestuarit ishin të moshës 15 deri në 20 vjeç ndërsa policia tha se ështe shumë herët për të thënë ndonjë gjë në lidhje me një motiv apo nëse ata vepruan vetëm. Ministri danez i Drejtësisë, Peter Hummelgaard, tha se incidenti ishte "në thelb serioz". Ai tha se ishte shumë herët për të thënë diçka për një motiv të mundshëm, por se hetimi do të shqyrtojë lidhjet e mundshme me Iranin dhe lidhjet e mundshme me incidentin në Stokholm.

 

granate dore ambasade izraelite danimarke

Sondazh

Poll