Bota

U vranë gjatë sulmeve në Liban, dalin fotot e tetë ushtarëve izraelitë, të gjithë ishin nga 21 deri në 23 vjeç

Më herët ushtria tha se personi i parë i vrarë që kur filloi operacionet e saj tokësore në Liban ishte një kapiten, Eitan Yitzhak Oster, 22 vjeç.

2 Tetor 2024, 18:04 Nga E. D
U vranë gjatë sulmeve në Liban, dalin fotot e tetë
ushtarët e vrarë

IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi vdekjen e tetë ushtarëve të saj në Liban. Më herët ushtria tha se personi i parë i vrarë që kur filloi operacionet e saj tokësore në Liban ishte një kapiten, Eitan Yitzhak Oster, 22 vjeç. Sipas deklaratës, shtatë nga ushtarët u vranë në dy incidente të ndara me forcat e Hezbollahut, ndërsa një tjetër u njoftua më herët.

Ushtarët e tjerë të vrarë janë Harel Etinger, 23 vjeç, komandant ekipi në Njësinë e Operacioneve Speciale Egoz, nga Eli. Itai Ariel Giat, 23 vjeç, nga Njësia e Inxhinierëve Luftarak Yahalom, nga Shoham. Noam Barzilay i klasit të parë, 22 vjeç, nga Njësia Egoz, nga Kohav Yair. Or Mantzur, 21 vjeç, i Njësisë Egoz, nga Beit Aryeh. Nazar Itkin i klasit të parë, 21 vjeç, nga Njësia Egoz, nga Kiryat Atta. Almken Terefe, 21 vjeç, nga Njësia e Zbulimit të Brigadës Golani, nga Jeruzalemi. Ido Broyer, 21 vjeç, i njësisë së zbulimit të Brigadës Golani, nga Nes Tziona.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll