Bota

Shpërthen bomba e Luftës së Dytë Botërore në një aeroport në Japoni, anulohen 80 fluturime (VIDEO)

Pas ngjarjes janë anuluar më shumë se 80 fluturime. Zyrtarët e ministrisë thanë se nuk kishte aeroplan aty pranë kur shpërtheu bomba. Zyrtarët thanë se një hetim nga forcat e vetëmbrojtjes dhe policia konfirmoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombë amerikane 500 kg dhe nuk kishte asnjë rrezik të mëtejshëm.

2 Tetor 2024, 17:12 Nga N.F
Shpërthen bomba e Luftës së Dytë Botërore në
Shpërthimi

JAPAN- Një shpërthim është regjistruar në aeroportin Miyazaki të Japonisë të mërkurën. Mësohet se rasti është regjistruar nga shpërthimi i një bombe të Luftës së Dytë Botërore, e cila shkaktoi një gropë të madhe në një nga pistat e aeroportit. 

Pas ngjarjes janë anuluar më shumë se 80 fluturime. Zyrtarët e ministrisë thanë se nuk kishte aeroplan aty pranë kur shpërtheu bomba. Zyrtarët thanë se një hetim nga forcat e vetëmbrojtjes dhe policia konfirmoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombë amerikane 500 kg dhe nuk kishte asnjë rrezik të mëtejshëm.


Një video e kapur pranë aeroportit tregoi shpërthimin teksa dukeshin copa asfalti në ajër si një "shatërvan" pluhuri. Videot e transmetuara nga televizioni japonez treguan një gropë që thuhet se është rreth shtatë metra në diametër dhe një metër i thellë.


Aeroporti Miyazaki u ndërtua në vitin 1943 si një ish-terren trajnimi fluturimi i Marinës Perandorake Japoneze nga i cili u ngritën disa pilotë kamikaze në misione vetëvrasëse. Një numër bombash të pashpërthyera të hedhura nga ushtria amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin zbuluar në zonë.

shperthim bomeb e luftes se dyte boterere japoni

Sondazh

Poll