2 Tetor 2024, 17:48
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Administrata Tatimore u ka nisur subjekteve një mesazh sensibilizues, në kuadër të nismës së Qeverisë Shqiptare, për hartimin e një Plani Kombëtar që garanton pagesën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për pension të sigurt në të ardhmen.
Sipas njoftimit, Administrata Tatimore, si institucion përgjegjës për mbledhjen e detyrimeve të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, do të vlerësojë, analizojë, evidentojë dhe trajtojë të gjitha rastet e fenomeneve dhe tatimpaguesve me risk në këtë fushë.
Administrata Tatimore njofton se gjatë zbatimit të kësaj nisme, do të monitorojë të dhënat që vetë subjektet deklarojnë, do të kryqëzojnë informacionin nëpërmjet sistemeve informatike që disponon, si dhe me palë të treta për çdo informacion që lidhet me punonjësit.
Tatimet u kanë kërkuar subjekteve të deklarojnë me saktësi dhe vërtetësi brenda datës 20
tetor 2024, të dhënat në lidhje me:
• Punonjësit që punojnë në ndërmarrjej
• Pagat reale të tyre
• Kohën e punës
• Profesionin e punonjësit
• Kategorinë e punësimit
Tatimet paralajmërojnë se deklarimi i pavërtetë i këtyre të dhënave konsiderohet shmangie tatimore dhe si e tillë përbën kundërvajtje, sipas Ligjit 9920/2008, “Për Procedurat Tatimore në RSH”, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar!
Sipas njoftimit, deklarimi i pavërtetë cenon të drejtën e individëve të punësuar në Republikën e Shqipërisë për të përfituar pension të merituar, fenomen ndaj të cilit do të ketë 0 tolerancë!/ Monitor
administrata tatimore paga e punonjesve
Ekonomi
2 Tetor 2024, 16:47
N.F
Sejko
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ditën e sotme ka bërë një dalje para mediave nd&e...
Ekonomi
2 Tetor 2024, 12:32
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Teksa prej vitesh bregdeti iu nënshtrua projekteve të investimeve strategjike, diçka jo pak e kontestuar p&e...
Ekonomi
2 Tetor 2024, 08:30
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- INSTAT ka korrigjuar kontributin e aktiviteteve ekonomike në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) me rastin e rishikimit t&e...
Ekonomi
1 Tetor 2024, 17:42
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Inflacioni i Eurozonës ra në 1.8% në shtator, nën objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Europian...
Ekonomi
30 Shtator 2024, 14:50
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas 10 vitesh instituti i Statistikave ka rishikuar metodologjinë që mat prodhimin e Brendshëm Bruto një nga tr...
Ekonomi
30 Shtator 2024, 13:31
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Rënia e euros përtej projeksioneve të qeverisë i kursyer buxhetit të shtetit ketë vit rreth 8,8 milia...
Ekonomi
30 Shtator 2024, 13:27
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Bizneset në vend po vuajnë gjithnjë e më shumë mungesën e fuqisë punëtore. Një ndë...
Ekonomi
27 Shtator 2024, 14:32
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga 1 Nëntori nis zbatimin vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për aplikimin e çmimeve të...
Ekonomi
27 Shtator 2024, 12:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit këtë vit kanë arritur vlerat më të larta h...
Ekonomi
27 Shtator 2024, 10:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Temperaturat e larta dhe moti i thatë i këtij viti ka ndikuar sivjet te pakësimi i mjaltit të luleve. Në m...