Ekonomi

"Inflacioni është mbajtur në norma normale", Sejko: Paga mesatare në sektorin privat njohu rritje! Parashikimet tona për të ardhmen mbeten pozitive

Ai theksoi se edhe parashikimet për të ardhmen mbeten pozitive ndërsa shtoi se tregjet financiare janë relativisht të qeta. Sipas tij inflacioni është mbajtur në norma normale. Ai tha se synojnë të ulin më tej inflacionin.

2 Tetor 2024, 16:47 Nga N.F
"Inflacioni është mbajtur në norma normale", Sejko:
Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ditën e sotme ka bërë një dalje para mediave ndërsa ka folur për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Sejko tha se paga mesatare në sektorin privat në vendin tonë ka njohur rritje.

Ai theksoi se edhe parashikimet për të ardhmen mbeten pozitive ndërsa shtoi se tregjet financiare janë relativisht të qeta. Sipas tij inflacioni është mbajtur në norma normale. Ai tha se synojnë të ulin më tej inflacionin.

"Punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 1.9 përqind. Paga mesatare në sektorin privat gjithashtu u rrit.  Politika e kujdesshme monetare e ndjekur ka rezultuar e suksesshme. Inflacioni është mbajtur në norma normale.


Tregjet financiare janë relativisht të qeta. Kushtet e kreditimit janë stimuluese. Kursi i këmbimit është i qëndrueshëm. Parashikimet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë. Ne synojmë të ulim dhe më tej inflacionin", tha ai.

gent sejko inflacioni

Sondazh

Poll