Bota

Sulmi raketor ndaj Izraelit/ Presidenti i Iranit: Mos u përfshini në konflikt me ne

Po ashtu ai tha se Netanyahu duhet të kuptojë se Irani nuk është luftarak, por do të qëndrojë i vendosur kundër çdo kërcënimi. 

1 Tetor 2024, 21:30 Nga E. D
Sulmi raketor ndaj Izraelit/ Presidenti i Iranit: Mos u përfshini në
Massoud Pezheskian

IRAN- Presidenti i Iranit, Massoud Pezheskian, paralajmëroi se breshëria e raketave sonte kundër Izraelit ishte vetëm një shije e aftësive të tyre. Pezheskian gjithashtu nënvizoi se sulmi me raketa ishte një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve të regjimit sionist.

Më tej ai shtoi se veprim u ndërmor për të mbrojtur interesat iraniane dhe qytetarët e Iranit Po ashtu ai tha se Netanyahu duhet të kuptojë se Irani nuk është luftarak, por do të qëndrojë i vendosur kundër çdo kërcënimi. 

Breshëria e raketave sonte kundër Izraelit ishte vetëm një shije e aftësive tona. Sulmi me raketa ishte një përgjigje vendimtare... ndaj sulmeve të regjimit sionist. Ky veprim u ndërmor për të mbrojtur interesat iraniane dhe qytetarët e Iranit.  Netanyahu duhet të kuptojë se Irani nuk është luftarak, por do të qëndrojë i vendosur kundër çdo kërcënimi. Kjo është vetëm një shije e aftësive tona. Mos u përfshini në konflikt me Iranin”, tha Massoud Pezheskian. 

massoud pezheskian

Sondazh

Poll