Bota

"Ne duam të ruajmë interesat tona jetike kombëtare dhe shtetërore", Vuçiç: Në Kosovë flitet për luftë, në Serbi për zhvillim!

Sipas tij, në Prishtinë po flitet për luftë, kurse në Beograd vetëm për zhvillim. Ai më tej ka theksuar se deri më tani nuk ka dialog sepse këtë nuk e deshi pala nga Kosova.

1 Tetor 2024, 20:06 Nga N.F
"Ne duam të ruajmë interesat tona jetike kombëtare dhe
Vuçiç dhe Kurti

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka akuzuar Kosovën se po flet për luftë dhe nuk do dialog. Sipas tij, në Prishtinë po flitet për luftë, kurse në Beograd vetëm për zhvillim. Ai më tej ka theksuar se deri më tani nuk ka dialog sepse këtë nuk e deshi pala nga Kosova.

“Në Prishtinë flitet për luftë, në Beograd nuk flitet për luftë. Unë gjithë kohën kam folur për zhvillimin e Serbisë, se si duhet të ndryshojmë. Njerëzit që duan të shkojnë në luftë nuk mendojnë se si të punojnë dhe studiojnë më shumë, si t’i bëjnë universitetet dhe kolegjet të ndryshme dhe më të mira. Ne nuk na pëlqen të shkojmë në luftë dhe nuk planifikojmë të shkojmë në luftë. Ne vetëm duam të ruajmë Kushtetutën tonë, interesat tona jetike kombëtare dhe shtetërore duke respektuar shqiptarët, duke biseduar dhe zgjidhur problemet me dialog”, tha Vuçiç në Gjenevë.

Ai theksoi se zgjidhja e gjërave me kërcënime, spastrim etnik të serbëve, në radhë të parë nga veriu i Kosovës, nuk është politikë serioze dhe nuk do të sjellë rezultate. 

“Unë besoj se mundësitë do të ndryshojnë në të ardhmen dhe se dikush do të kuptojë se nga dialogu dhe zgjidhjet e kompromisit përfitojnë të gjithë. Zgjidhja e gjërave me kërcënime, spastrim etnik të serbëve, në radhë të parë nga veriu i Kosovës, nuk është politikë serioze dhe nuk do të sjellë rezultate”, theksoi Vuçiç.

I pyetur për protestat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ai tha se autoritetet serbe po i dëgjojnë me vëmendje të gjithë qytetarët e Preshevës dhe Bujanovit, të gjitha vërejtjet e tyre dhe paralajmëroi se së shpejti do ta vizitojë atë zonë.


“Nuk i duan shqiptarët që janë në pushtet, ndonëse bashkë me serbët në Bujanoc. Protestat janë një çështje demokratike. Në vendin tonë, ndryshe nga situata në Prishtinë, demonstratat janë të lejuara. Nuk e kemi problem kur shqiptarët demonstrojnë, dëgjojmë me vëmendje të gjitha vërejtjet e tyre. Besoj se më e rëndësishmja është që të sjellim një nga investitorët e mëdhenj para së gjithash në Bujanoc, por edhe në Preshevë”, tha presidenti i Serbisë.

I pyetur nëse i ka dhënë dorën kryeministrit Albin Kurtit, ai është përgjigjur se nuk është përshëndetur me të.

kurti kosova vucic serbia

Sondazh

Poll