Bota

Sulm në një çerdhe në Zvicër, plagosen 3 fëmijë, në pranga autori

Sulmi u regjistrua në një çerdhe brenda një qendre tregtare. Burri u arrestua, siç njoftoi policia e qytetit më të madh të Zvicrës.

1 Tetor 2024, 15:37 Nga N.F
Sulm në një çerdhe në Zvicër, plagosen 3
Foto ilustruese

ZVICËR- Një operacion i madh policor u zhvillua në qytetin Horst të Cyrihut të martën pasi një burrë plagosi  tre fëmijë. Sulmi u regjistrua në një çerdhe brenda një qendre tregtare. Burri u arrestua, siç njoftoi policia e qytetit më të madh të Zvicrës.

“Menjëherë pas orës 12:00, policia e Cyrihut u informua për një krim të dhunshëm në Berninastrasse që përfshinte tre fëmijë. Nuk ka më asnjë rrezik për publikun”, thuhet në një deklaratë të shkurtër.

Sipas BBC, burri i panjohur ka sulmuar disa fëmijë në çerdhen. Ngjarja ka ndodhur në pjesën veriore të qytetit. Deri më tani nuk janë bërë të ditur rrethanat, as identiteti i autorit dhe as shkalla e plagëve të fëmijëve.

zvicer sulm ne nje cerdhe

Sondazh

Poll