Aktualitet

Makina përfundoi në humnerë, publikohen pamjet nga aksidenti me një viktimë në Pukë

Ai kishte shkuar në fshatin Iballë ditën e djeshme dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë. Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë i të riut.

29 Shtator 2024, 16:47 Nga N.F
Makina përfundoi në humnerë, publikohen pamjet nga aksidenti me
Aksidenti

PUKË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Pukë. Për shkak të askidentit ka humbur jetën një 34-vjeçar me inicialet G.K. Mëngjesin e sotëm, familjarët 34-vjeçarit, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet të riun që prej mbrëmjes së datës 28 shtator. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga makina e cila është shkatërruar e gjitha dhe shanset për viktimën për të shpëtuar kanë qenë shum të vogla.

Ai kishte shkuar në fshatin Iballë ditën e djeshme dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë. Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë i të riut.  Dyshohet se 34-vjeçari, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

aksident ne puke viktime

Sondazh

Poll