Aktualitet

EMRI/ Aksident në Pukë, automjeti përfundon në humnerë, ndërron jetë 34-vjeçari

Gjithashtu mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.

29 Shtator 2024, 13:25 Nga M.B
EMRI/ Aksident në Pukë, automjeti përfundon në humnerë,
Foto ilustruese

PUKË- Një aksident fatal ka ndodhur në Pukë. Mësohet se një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë. Viktimë e aksidentit ka mbetur Geg Prend Kola, rreth 34-vjeç. 

Gjithashtu mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi: 

Mëngjesin e sotëm, familjarët e shtetasit G.K, 34 vjeç, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet me shtetasin G.K, që prej mbrëmjes së datës 28.09.2024.

34-vjeçari ditën e djeshme kishte shkuar në fshatin Iballë dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.

Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi G.K.

Dyshohet se shtetasi G.K, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

puke

Sondazh

Poll