Sport

I mundur, por dhe i dëmtuar: Lopetegui largohet nga Anfield me paterica...

Episodi ka ndodhur në ndeshjen ku West Ham u eliminua nga Carabao Cup prej Liverpool, i cili fitoi me një rezultat elokuent 5-1.

27 Shtator 2024, 08:00 Nga DOSJA

I mundur, por dhe i dëmtuar: Lopetegui largohet nga Anfield me paterica...

ANGLI - West Hami i Julen Lopeteguit nuk po kalon një periudhë të lumtur. Skuadra londineze, aktualisht e katërmbëdhjeta në Premier League me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e para, u eliminua të mërkurën në Carabao Cup nga Liverpool, i cili fitoi me një rezultat elokuent 5-1.

Gjatë ndeshjes, kur rezultati ishte 3-1 për Reds, trajneri spanjol (i cili u bashkua me Wes Ham-in në verë) u dëmtua rëndë: shkak ishte një veprim i gabuar i Crysencio Summerville, i cili i shkaktoi një problem në pulpë të ish-trajnerit të Spanjës. Lopetegui u largua nga Anfield me paterica: një mbrëmje me të vërtetë për t'u harruar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SPORTbible (@sportbible)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll