Bota

Senatori amerikan prezanton rezolutën e bllokimit të shitjes së armëve të SHBA-së në Izrael: Përgjegjëse për shumë viktima civile në Gaza

Sanders, i cili është hebre, mbështet Izraelin si shtet, por e ka etiketuar regjimin aktual si "ekstremist" dhe ka sulmuar kryeministrin Netanyahu për atë që ai e konsideron si një rezistencë ndaj përfundimit të luftimeve.

26 Shtator 2024, 10:06 Nga r.ll
Senatori amerikan prezanton rezolutën e bllokimit të shitjes së
bernie sanders

SHBA- Senatori amerikan Bernie Sanders ka prezantuar një rezolutë të përbashkët për të bllokuar shitjen e më shumë se 20 miliardë dollarëve të armatimit Izraelit.

Sanders tha se dërgimi i armëve për qeverinë e Benjamin Netanyahu ishte edhe "imorale dhe ilegale", duke shtuar se armët amerikane ishin përgjegjëse për shumë shumë viktima civile në Gaza.

Sanders, i cili është hebre, mbështet Izraelin si shtet, por e ka etiketuar regjimin aktual si "ekstremist" dhe ka sulmuar kryeministrin Netanyahu për atë që ai e konsideron si një rezistencë ndaj përfundimit të luftimeve, shkruan SkyNews. Senati do të votojë për rezolutën kur ajo të mblidhet sërish në nëntor.

Lufta në Lindjen e Mesme shpërthu kur luftëtarët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, në një sulm më 7 tetor në Izraelin jugor. Ata rrëmbyen rreth 250 njerëz dhe ende mbajnë peng rreth 100.

Fushata e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 41.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallim në shifra midis luftëtarëve dhe civilëve.

Gjithashtu të shtunën, Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha se pesë punonjës të saj u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit që goditi magazinat e ministrisë në zonën Musbah në jug.

bernie sanders lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll