Bota

Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor: Integrimi në BE është i arritshëm, kusht ndjekja e reformave kyçe

Borrell ka thënë se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Europës, ndërsa ka theksuar rëndësinë e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor

26 Shtator 2024, 09:23 Nga r.ll
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor: Integrimi
lideret e BP dhe Josep Borrell

SHBA- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrel ka takuar liderët e Ballkanit Perëndimor, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Në takimin mes tyre është diskutuar në lidhje me sfidat gjeopolitike, ndërsa theksi është vënë në nevojën për harmonizim strategjik me Bashkimin Europian për ruajtjen e stabilitetit rajonal. Borrell ka thënë se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Europës, ndërsa ka theksuar rëndësinë e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor dhe ka përsëritur se “anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen”.

Në takim ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beçiroviç, zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Evropë i Malit të Zi, Filip Ivanoviç dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

"Ishte kënaqësi të prisja liderët e Ballkanit Perëndimor për takimin tonë tradicional në margjinat e #UNGA79. Rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë Së bashku, ne do të krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë.", shkruan Borrell në llogarinë e tij në "X".

josep borrell

Sondazh

Poll