Bota

VIDEO/ Rrugët kthehen në lumenj, Franca goditet nga moti i keq, uji merr edhe makina

Por fatmirësisht, nuk ka raportime për viktima, megjithëse videot e publikuara në internet tregojnë gjithashtu njerëz që po luftojnë me fatkeqësinë natyrore.  

25 Shtator 2024, 19:44 Nga E. D
VIDEO/ Rrugët kthehen në lumenj, Franca goditet nga moti i keq, uji
pamje nga vendngjarja

FRANCË- Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur edhe Francën në qytetin e Kanës që është përmbytur. Siç shihet në video rrugët e Francës janë në lumenj të furishëm. Uji rridhte me aq forcë sa që rryma e tij rrëmbeu makinat.

Por fatmirësisht, nuk ka raportime për viktima, megjithëse videot e publikuara në internet tregojnë gjithashtu njerëz që po luftojnë me fatkeqësinë natyrore.  

 

Në vitin 2015, si pasojë e një përmbytjeje, të paktën 19 njerëz vdiqën dhe dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike. Në një intervistë për BFM TV, kryetari i bashkisë së Kanës, David Lisnard, njoftoi se do të kërkonte shpjegime nga autoritetet kombëtare.

Administrata e Kanës thuhet se mori një paralajmërim për stuhinë që po afrohej vetëm një orë para se ‘ferri’ të shpërthehej në rrugët e qytetit.

permbytjet ne france

Sondazh

Poll