Bota

"Hezbollahu nuk shkatërrohet", lideri suprem i Iranit: SHBA përgjegjëse për sulmet në Liban, i duhet fitorja e Izraelit në luftë para zgjedhjeve

Ai tha se vrasja e udhëheqësve të Hezbollahut nga Izraeli është sipas tij padyshim një humbje për grupin,

25 Shtator 2024, 13:04 Nga r.ll
"Hezbollahu nuk shkatërrohet", lideri suprem i Iranit: SHBA
 Ayatollah Ali Khamenei

IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë sot se vrasja e udhëheqësve të Hezbollahut nga Izraeli është sipas tij padyshim një humbje për grupin, por nuk do të jetë e mjaftueshme për ta shkatërruar atë.

“Po, ata pësojnë dëme. Disa nga elementët efektivë dhe të vlefshëm të Hezbollahut u martirizuan, kjo ishte padyshim një humbje për Hezbollahun. Por, nuk mjafton të shkatërrohet Hezbollahu”, tha Khamenei, raporton CNN.

“Forca organizative dhe e personelit të Hezbollahut është shumë më tepër se kaq. Autoriteti i tyre, aftësia, forca e tyre është përtej dëmtimit të rëndë nga këto martirizime”. 

Khamenei i konsideroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgjegjëse për sulmet e Izraelit në Liban, duke thënë se Uashingtoni " i cili pretendohet se nuk është i përfshirë",  ka nevojë që Izraeli të fitojë luftën përpara zgjedhjeve të këtij viti. 

 ayatollah ali khamenei lufta izrael-palestine hezbollah liban

Sondazh

Poll