Bota

Krim i rëndë në Itali/ Burri vret me armë vajzën dhe gruan pas një debati, plagos tre të tjerë! Në fund qëllon të ëmën me plumb në kokë dhe i jep fund jetës

Rrugët e dy banesave janë rrethuar nga policia, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes makabër. 

25 Shtator 2024, 10:22 Nga r.ll
Krim i rëndë në Itali/ Burri vret me armë vajzën dhe
vendndgjarja

ITALI- Një masakër në familje ka ndodhur në Nuoro të Italisë. Një burrë ka vrarë gruan dhe vajzën e tij pas një debati mes tyre. Më pas ka plagosur me armë zjarri një fqinj dhe dy fëmijë të vegjël në banesën në via Gonario Pinna.

Ngjarja e rëndë nuk ka përfunduar me kaq pasi autori ka shkuar në shtëpinë e së ëmës, në Via Ichnusa, duke e qëlluar me plumb në kokë dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Të plagosurit u transportuan të gjithë me ambulanca në spitalin San Francesco në Nuoro, shkruajnë mediat italiane. Rrugët e dy banesave janë rrethuar nga policia, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes makabër. 

 

vrasje ne itali

Sondazh

Poll