Bota

FOTOLAJM/ Mijëra njerëz marrin pjesë në funeralin e komandatit të vrarë, Hezbollahu zotohet për luftime me Izraelin: Beteja ka hyrë në fazë të re!

Komentet u bënë gjatë funeralit të një komandant të lartë të vrarë në një sulm izraelit në periferinë jugore të Bejrutit.

22 Shtator 2024, 18:37 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Mijëra njerëz marrin pjesë në funeralin e
pamje nga funerali

LIBAN- Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, ka thënë se grupi kishte hyrë në një fazë të re të betejës së tij me Izraelin, të cilën ai e përshkroi si një "betejë të pafund të llogarisë".

Komentet u bënë gjatë funeralit të një komandant të lartë të vrarë në një sulm izraelit në periferinë jugore të Bejrutit, shkruan Sky News.

Hezbollahu është zotuar se do të hakmerret kundër Izraelit për një valë shpërthimesh që goditën pajisjet që i përkisnin anëtarëve të Hezbollahut të martën dhe të mërkurën, duke vrarë të paktën 37 njerëz,  përfshirë dy fëmijë dhe duke plagosur rreth 3,000 të tjerë. Për sulmet u fajësua gjerësisht Izraeli, i cili nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë.

lufta izrael-hamas hezbollahu liban

Sondazh

Poll