Bota

Plas arma në një klub nate në Itali, vritet 19-vjeçarja, plagosen tre të tjerë

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 19-vjeçare dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

22 Shtator 2024, 08:50 Nga I.A
Plas arma në një klub nate në Itali, vritet
Ambulanca

ITALI- Një konflikt që ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali. Mediat italiane shkruajnë se të shtënat kanë ndodhur në një klub nate në Molfetta. 

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 19-vjeçare dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Nga të plagosurit një 20-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa dy të tjerët jashtë rrezikut për jetën. 

Hetimet për ngjarjen po koordinohen nga prokuroria antimafia e Barit, pasi dyshohet se në ngjarje janë përfshirë anëtarë të një grupi mafioz nga Japigia.

vrasje ne itali

Sondazh

Poll