Bota

Mbi 150 akuza të reja për sulme seksuale nga Mohamed al-Fayed

Gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme, avokatët pretenduan 25 vite sulme seksuale. Të paktën 37 gra kanë akuzuar Mohammed al-Fayed, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 94-vjeçare, për përdhunim dhe sulm seksual. Të paktën 5 prej tyre thonë se ai i ka dhunuar vetë.

21 Shtator 2024, 19:49 Nga N.F
Mbi 150 akuza të reja për sulme seksuale nga Mohamed al-Fayed
Mohamed al-Fayed

ANGLI- Avokatët e grave që akuzojnë Mohamed al-Fayed për përdhunim dhe sulm seksual kanë marrë "më shumë se 150 kërkesa të reja" për informacion nga viktima të mundshme dhe njerëz me prova kundër ish-pronarit të Harrods.

Gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme, avokatët pretenduan 25 vite sulme seksuale. Të paktën 37 gra kanë akuzuar Mohammed al-Fayed, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 94-vjeçare, për përdhunim dhe sulm seksual. Të paktën 5 prej tyre thonë se ai i ka dhunuar vetë.


Grupi i avokatëve që përfaqësonin viktimat mori "më shumë se 150 kërkesa të reja" për informacion, pasi BBC transmetoi të enjten mbrëma një hetim të titulluar "Al Fayed: një grabitqar në Harrods". Këto janë kërkesa në emër të "të mbijetuarve dhe njerëzve që kanë prova për Al Fayed", shpjeguan ata për AFP.

Ndërkohë, sot një ish-menaxher i klubit të futbollit të femrave Fulham FC tha se ishin marrë hapa për të mbrojtur lojtarët nga Mohamed al-Fayed, pronari i klubit midis 1997 dhe 2013.

“I lexova të gjitha gazetat dje dhe të jem i sinqertë nuk më befasuan vërtet”, tha për BBC Geta Haugens, një ish-menaxhere e ekipit të femrave të Fulhamit nga 2001-2003.

“E dinim që i pëlqenin vajzat e reja bjonde. Prandaj, ne ishim siguruar që këto situata të mos ndodhnin. Ne i mbrojtëm lojtarët”, vazhdoi ai.

mohamed al-fayed sulme seksuale

Sondazh

Poll