Aktualitet

Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, Apeli lë në burg Erjon Goxharën

Gjithashtu efektivi kishte bërë kërkesë në Apel për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, por Apeli vendosi të mos pranojë kërkesën e tij. 

21 Shtator 2024, 09:50 Nga DOSJA
Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi i zbuloi tradhtinë me
Erjon Goxhara

TIRANË- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon Goxhara, i cili plagosi Lorenc Kostën. Gjithashtu efektivi kishte bërë kërkesë në Apel për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, por Apeli vendosi të mos pranojë kërkesën e tij. Goxhara kishte kërkuar masë më të butë sigurie, duke pretenduar se e kishte plagosur drejtorin e ERE për të ruajtur nderin e familjes, si kryefamiljar.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e 19 gushtit, ku efektivi Erjon Goxhara qëlloi me 6 plumba inxhinierin e ERE, Lorenc Kostën te zona e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet pas dyshimeve për tradhtinë e gruas. Ndërkohë pas ngjarjes ai u arratis dhe u vetëdorëzua në polici duke shprehur pendesë për veprimin e tij. 

erjon goxhara gjykata e apelit të juridiksionit të përgjithshëm lorenc kosta

Sondazh

Poll