Miliona euro të shkuara dëm, skandali i KESH me anijet gjenerator
Foto TIRANË- Për plot dy sezone, Piranjat kanë treguar me fakte se si përmes një tenderi emergjent të shpallur nga Korpo...
Shkolla në fshatin Simantra kishte vetëm një klasë të 5, me 26 nxënës, në të cilën ishte dhe e mitura shqiptare dhe për të mos krijuar një klasë të dytë paralele u vendos përjashtimi i saj.
GREQI- Një 10-vjeçare shqiptare është përjashtuar nga një shkollë në Greqi. Mësohet se e mitura sapo ishte regjistruar këtë vi të ri shkollor, pasi klasa e saj kishte kaluar numrin e nxënësve që lejohet të përmbajë një klasë.
Masat e reja të Ministrisë së Arsimit në Greqi kërkojnë që një klasë të mos ketë më shumë se 25 nxënës në përbërje, ndaj Drejtoria e Arsimit të Halkidhikisë vendosi përjashtimin e 10-vjeçares shqiptare nga shkolla në fshatin Simantra, ku e mitura jetonte me familjen. Shkolla në fshatin Simantra kishte vetëm një klasë të 5, me 26 nxënës, në të cilën ishte dhe e mitura shqiptare dhe për të mos krijuar një klasë të dytë paralele u vendos përjashtimi i saj.
Tashmë e mitura duhet të ndjekë mësimet në një shkollë në fshatin fqinj, konkretisht në Portaria, që ndodhet 8 km larg nga banesa e saj dhe familja nuk mund ta dërgojë atje. Babai i vogëlushes, Altin Tocila, është shprehur për mediat greke se njoftimi për përjashtimin e vajzës së saj erdhi nga drejtoresha e shkollës një ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor.
Pasi prindërit e vajzës kanë kundërshtuar, drejtoresha ka lajmëruar policinë për të nxjerrë fëmijën nga ambientet e shkollës. Shoqata e Mësuesve të Arsimit Fillor të rajonit Halkidhiki u solidarizua me rastin e familjes shqiptare dhe zhvilloi një protestë para Drejtorisë Arsimore në Polygyros të Halkidhikisë.
Foto TIRANË- Për plot dy sezone, Piranjat kanë treguar me fakte se si përmes një tenderi emergjent të shpallur nga Korpo...
Foto ilustruese TIRANË- Ekspertët e pyjeve dhe studiuesit e natyrës thonë se zjarret masive të këtij viti në Shqipë...
SHKODËR- Albana Stankaj ankohet në emisionin Fiks Fare se në shtëpinë e gjyshit, në të cilën jeton ajo me familje e sa...
Foto TIRANË- Një qytetar është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi vjehrri i tij 82-vjeçar, q&e...
Mesazhet TIRANË- Në Tiranën 1 milion banorëshe, ku paralel me ritmin galopant të metropolit ecën edhe paligjshmëria, ind...
Foto ilustruese ITALI- Javën që shkoi ju treguam historinë e tmerrshme të përdhunimit të një vajze të mitur, asokoh...
Foto TIRANË- Nuk e kishte menduar kurrë, se ai, miku i tij i afërt do arrinte deri në atë pikë sa të thurte një...
foto ilustruese DURRËS- Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Durrës. Gjithashtu nuk...
Foto ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Murrizit. Mësohet se nga aksidenti kanë ...
Aksidenti LEZHË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin. Mesohet se mjeti Volksvag...