19 Shtator 2024, 21:16
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Emisioni Vetting ka trajtuar në emisionin e sotëm trafikun e mbetjeve të rrezikshme. Në emision është trajtuar skandali, ku dy anije janë nisur nga Porti i Durrësit në drejtim të Tajlandës, ndërsa u dha alarmi se ato kishin ngarkesa me mbetje të rrezikshme.
Autoritetet tajlandeze vendosën të kthejnë pas anijet, që nuk dihet nëse do të pranohen nga autoritetet shqiptare ose jo, ndërsa gjithccka mbetet një mister. Por sa prodhon Kurum, që dyshohet se ka trafikuar mbetjet e rrezikshme? Shifra nuk dihet, por emisioni Vetting ka arritur të sigurojë një dokument zyrtar, ku jepet shifra totale e mbetjeve që prodhohen.
Referuar dokumentin përgjatë vitit 2023, janë prodhuar 10437105 kg ku përfshihen skorie e papërpunuar, smerc nga mulliri, mbetje nga përpunimi i skorieve/Skorie e papërpunuar, mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të rrezikshme dhe mbetje nga industria e hekurit dhe celiku.
Bazuar në Ligjin Nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, Vendimit Nr. 371, datë 11.6.2014 “Për miratimin e rregullave për dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe të dokumentit të dorëzimit të tyre”, Vendimit Nr. 229, datë 23.04.2014 “Për miratimin e rregullave për transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe të dokumentit të transferimit të mbetjeve jo të rrezikshme”, të ndryshuar, si dhe Urdhërit te ministrit me nr.135, datë 16.04.2015 për “Miratimin e e mënyrës së administrimit të formatit të Regjistrit të transfertave individuale dhe të Regjistrit Kombëtar të Transfertave si dhe mënyrën e administrimit të tyre”, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ju bën me dije se,
Bazuar ne VKM Nr. 402, datë 30.6.2021 “Për miratimin e katalogut të mbetjeve” pika 3 Tipat e mbetjeve në katalog ne piken 10 jane specifikuar “Mbetje nga proceset termike”, ndersa ne kodin 10 02 – Mbetje nga industria e hekurit dhe e çelikut
10 02 Mbetje nga industria e hekurit dhe e çelikut
10 02 01 Mbetje nga përpunimi i skorieve
10 02 02 Skorie e papërpunuar
10 02 07 * Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 02 08 Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, të tjera nga ato të përmendura në 10 02 07
10 02 10 Smerc nga mulliri
10 02 11 * Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohëse që përmbajnë naftë
10 02 12 Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohëse, të tjera nga ato të përmendura në 10 02 11
10 02 13 * Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të rrezikshme
10 02 14 Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve, të tjera nga ato të përmendura në 10 02 13
10 02 15 Llumra dhe shtresa filtri të tjera
10 02 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara
Sasia e mbetjeve qe jane deklaruar nga subjektet per vitin 2020-2023/ Balkanweb
kurum mebetje toksike porti i durresit
Aktualitet
19 Shtator 2024, 21:08
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një nga kompanitë që kanë ndenjur në hije është kompania e kontenierëve që ë...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 21:03
N.F
Artur Meçollari
TIRANË- Nga momenti i shpërthimit të skandalit për eksportin e mbetjeve nga Porti i Durrësit është...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 20:58
N.F
Ahmet Mehmeti
TIRANË- Por a është kompania turke KURUM në qendër të këtij skandali ndërkombëtar? Shqip&e...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 20:58
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni Vetting ka trajtuar në emisionin e sotëm trafikun e mbetjeve të rrezikshme. Në emision ësht&...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 20:50
r.ll
anija me ngarkese
TIRANË- Teksa hulumtojmë se çfarë eksporton kjo kompani, “Sokolaj” sh.p.k në skenë dalin komp...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 20:50
N.F
Foto
LUSHNJE- Pas denoncimit që bëri vetëm dy ditë më parë, ku prifti i Kishës Orthodhokse ” Shën Gjergji dhe...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 20:47
r.ll
jim pucket
TIRANË- Në fillim të gushtit 2024, Shqipëria do të ishte në qendër të vëmendjes ndërkombë...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 20:41
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kush janë kompanitë që dyshohen se janë të përfshira në trafikimin e mbetjeve të rrezi...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 20:36
r.ll
rodion gjoka
TIRANË- Sot që flasim, industritë e shumë vendeve prodhojnë miliona tonë mbetjesh të rrezikshme si kimikate...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 19:48
r.ll
foto ilustruese
KUKËS- Janë zbardhur emrat e 22 efektivëve të Policisë Rrugore të Kukësit, ndaj të cilëve...