19 Shtator 2024, 17:39
Nga N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës para disa ditësh ka qëndruar për një vizitë në Poloni, ku edhe ka zhvilluar disa intervista për media të ndryshme polake. Në një intervistë të publikuar nga “Gazetaprawna”, presidentja Osmani ka folur për Serbinë dhe rrezikun që i kanoset rajonit nga shteti serb dhe lidhjet e Aleksander Vuçiç me Rusinë.
“Kur liderët e Serbisë s’do të glorifikojnë kriminelët, i gjithë rajoni do të lëviz përpara integrimit Euro-Atlantik. Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë nga trashëgimia e Millosheviçit”, ka thënë presidentja Osmani.
Osmani më tej u shpreh se Serbia po vallëzon nën melodinë e Putinit. Duke folur për trupat polake që gjenden në Kosovë në kuadër të KFOR-it, Osmani ka thënë se ushtarët polakë e ndihmojnë Kosovën që të ruaj kufirin kundër sulmeve të mundshme nga Serbia, shtet që vazhdon agresionin ndaj vendeve fqinje edhe 25 vjet pas luftës.
“Që nga viti 1999, mijëra ushtarë polakë kanë shërbyer në Kosovë, kryesisht në qytetin tim të lindjes në Mitrovicë. Mirënjohja jonë është e madhe, këta ushtarë, së bashku me të tjerë të NATO-s, kanë kontribuar për ta bërë Kosovën një vend të sigurt. Në të njëjtën kohë, ne mund të ndërmarrim hapa drejt integrimit euroatlantik. Aktualisht, rreth 250 ushtarë polakë shërbejnë në Kosovë, ata na ndihmojnë të mbrojmë kufijtë tanë kundër sulmeve të mundshme nga Serbia, e cila vazhdon agresionin kundër fqinjëve të saj edhe 25 vjet pas luftës”, ka thënë Osmani për gazetën polake.
osmani kosova serbia vucic
Bota
19 Shtator 2024, 17:23
N.F
Kurti dhe Von der Leyen
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar ditën e sotme për në Bruksel, ku mori pjesë ...
Bota
19 Shtator 2024, 17:08
N.F
Vuçiç
KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur së fundmi se Serbia dëshiron ...
Bota
19 Shtator 2024, 16:47
N.F
Foto ilustruese
NAPOLI- Një turiste 30-vjeçare nga Padova humbi jetën në Napoli pasi u godit nga një statujë q&eu...
Bota
19 Shtator 2024, 16:41
r.ll
hassan nasrallah
LIBAN- Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka fajësuar drejtpërdrejt Izraelin për breshërinë e ...
Bota
19 Shtator 2024, 16:30
N.F
Foto ilustruese
AUSTRI- Austriakët do të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit më 29 shtator, në votimet që mund t...
Bota
19 Shtator 2024, 16:41
S.B
pamje nga Titan
SHBA- Roja Bregdetare e SHBA ka publikuar pamjet e reja nga rrënojat e nëndetëses Titan, të cilat zbuluan shkall&e...
Bota
19 Shtator 2024, 15:53
N.F
Trump
SHBA- Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë...
Bota
19 Shtator 2024, 15:40
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë në Ukrainë të premten pas vendimit t&eu...
Bota
19 Shtator 2024, 15:26
N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Komisioni Evropian po ndërmerr një iniciativë për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat...
Bota
19 Shtator 2024, 15:17
r.ll
foto e lidereve
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Per&e...