Bota

Takimi me Von der Leyen dhe liderët e rajonit, Kurti: Të hiqen masat e BE-së! T’i jepet Kosovës statusi i vendit kandidat

Kurti ka shtuar se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Ai ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në BE dhe t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Kurti gjithashtu kërkoi edhe heqjen e masave.

19 Shtator 2024, 17:23 Nga N.F
Takimi me Von der Leyen dhe liderët e rajonit, Kurti: Të hiqen masat e
Kurti dhe Von der Leyen

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar ditën e sotme për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në lidhje me takimin ka dalë me një njoftim zyra eKryeministrisë së Kosovës ku ka njoftuar për drekën e shtruar nga Ursula von der Leyen në Bruksel.

Kurti e ka uruar von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin.

“Kryeministri Kurti fillimisht uroi znj. von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe u shpreh i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt me qëllim avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Kosovës,” thuhet në njoftim.

Kurti ka shtuar se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Ai ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në BE dhe t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Kurti gjithashtu kërkoi edhe heqjen e masave.

“Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen,” thuhet në njoftim.


Ndërsa, sa i përket Planit të Rritjes, Kurti ka thënë se Kosova ka qenë një nga vendet e para që ka dorëzuar agjendën e reformave. Gjithashtu, ai ka konfirmuar mbështetjen për Procesin e Berlinit.

“Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, ai i konfirmoi mbështetjen për këtë proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.”

“Çështje të tjera që u adresuan nga kryeministri gjatë drekës ishin edhe Programi i Transportit dhe Lehtësimit, tregu unik digjital, Zona e Përbashkët Evropiane e Pagesave (SEPA), Tregu i Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimi e siguria rajonale,” thuhet më tej në njoftim.

kurti von der leyen

Sondazh

Poll