Sport

Projektohet një kroat për të zëvendësuar De Rosin, pritet zyrtarizimi i Romës...

Drejtimin e Romës pritet ta marrë trajneri kroat Ivan Juriç.

18 Shtator 2024, 15:06 Nga DOSJA

Projektohet një kroat për të zëvendësuar De Rosin,

ITALI - Gjtihçka pritet të përfundojë sa më shpejt. Duket se drejtuesit e Romës nxitojnë për të gjetur zëvendësuesin e trajnerit të shkarkuar Daniele De Rossi.

Edhe pse flitej për Massimiliano Allegrin apo Thomas Tuchel, drejtimin e Romës pritet ta marrë trajneri kroat Ivan Juriç.

Ai tanimë ka zbarkuar në kryeqytetin italian dhe do të ulet për të biseduar me drejtuesit e Romës. 49-vjeçari ka punuar viteve të fundit në Serie A, teksa ka drejtuar skuadrat si Genoa, Verona dhe Torino.

Mediat italiane kanë raportuar se gjatë ditës së sotme Roma pritet ta zyrtarizojë afrimin e trajnerit kroat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Shtator 2024, 14:14

Sulmuesi Ben Yedder shmang paraburgimin

FRANCE - Wissam Ben Yedder nuk do të mbahet në paraburgim deri në gjyqin e tij për sulm seksual në gjendje të dehur, i cili do t...