Sport

VIDEO / Jasir Asani bën çudinë, 3 gola në një ndeshje!

Sulmuesi kuqezi zhbllokoi sfidën që në minutën e dytë, ndërsa gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë (duke shënuar golin e tretë dhe të shtatë të skuadrës së tij), madje ka dhënë edhe një asist.

17 Shtator 2024, 17:11 Nga DOSJA

VIDEO / Jasir Asani bën çudinë, 3 gola në një

KORE E JUGUT - Sulmuesi i kombëtares shqiptare Jasir Asani ka shkëlqyer në debutimin e tij me skuadrën e Gwangjusë në Ligën e Kampioneve të Azisë. Asani ka shënuar 3 gola në suksesin 7-3 të skuadrës së tij përballë japonezëve të Yokohomas.

Sulmuesi kuqezi zhbllokoi sfidën që në minutën e dytë, ndërsa gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë (duke shënuar golin e tretë dhe të shtatë të skuadrës së tij), madje ka dhënë edhe një asist.

Pas golave në kampionat, Asani shënon edhe në Champions, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon te klubi korean

Jasir Asani padyshim ishte njeriu i ndeshjes Gwangju-Jokohama. 3 nga golat u shënuan nga Asani, i cili dhuroi edhe një asist. Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” e ka vlerësuar futbollistin me notën e lartë 9.9. Nga 5 goditje, 4 i ka gjuajtur në portë, ndërkohë ka bërë 17 pasime të sakta nga 23. Një ndeshje perfekte kjo për Jasirin.

VIDEO / Jasir Asani bën çudinë, 3 gola në një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll