Sport

Stefano Pioli një hap më afër Al-Nassr të CR7, kursime të mëdha për Milanin

Trajneri i kampionatit të kaluar po vazhdon bisedimet me klubin arab, por fillimisht duhet të zgjidhë kontratën që e lidh me kuqezinjtë.

17 Shtator 2024, 11:00 Nga DOSJA

Stefano Pioli një hap më afër Al-Nassr të CR7, kursime

ITALI - Stefano Pioli në Arabinë Saudite. Pasi ishte afër nënshkrimit me Al-Ittihad në korrik, përpara se marrëveshja të dështonte në fund, ish- trajneri i Milanit tani është një hap larg një marrëveshjeje me Al-Nassr e Cristiano Ronaldos, ku luajnë edhe Mane e Brozovic. 

E ardhmja e Luis Kastros në pankinë tani duket e vulosur: trajneri portugez, pas barazimit zhgënjyes në shtëpi, të arritur vetëm në minutën e 99-të ndaj Al-Ahli, është në prag shkarkimi dhe klubi saudit ka intensifikuar kontaktet me rrethin e ish-trajnerit të Milanit dhe po përpiqet ta mbyllë sa më shpejt këtë negociatë.

Përpara se të vërë në letër marrëveshjen me Al-Nassr mbi bazën e një kontrate trevjeçare me rreth 6/7 milionë euro në sezon, megjithatë, Pioli do të duhet të nënshkruajë përfundimin e kontratës që e lidh atë me Milanin deri në korrik 2025. Një lëvizje që do t'i lejonte klubit kuqezi të kursente rreth 10 milionë euro nga paga bruto e ish-trajnerit dhe stafit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll