17 Shtator 2024, 12:38
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të diskutojnë sot kërkesën e palestinezëve për t’i dhënë fund pushtimit izraelit të territoreve palestineze, brenda 12 muajve. Teksti i projekt-rezolutës, që është përballur me kritika të ashpra nga Izraeli, bazohet në një opinion këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili e cilëson si “të paligjshëm” pushtimin e vazhdueshëm izraelit që nga viti 1967.
“Izraeli është i detyruar t’i japë fund pranisë së tij të paligjshme në territorin e pushtuar palestinez sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në opinionin e përpiluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Në përgjigje, vendet arabe kanë bërë thirrje për një seancë të posaçme të kësaj asambleje.
Projekt-rezoluta kërkon, gjithashtu, tërheqjen e forcave izraelite nga territoret palestineze, ndalimin e vendbanimeve të reja, kthimin e tokave dhe të pronave të sekuestruara, si dhe mundësinë e kthimit të palestinezëve të zhvendosur.
Miratimi i rezolutës do të ishte “një shpërblim për terrorizmin dhe një mesazh për botën se masakra barbare e fëmijëve, përdhunimi i grave dhe rrëmbimi i civilëve të pafajshëm janë taktika të vlefshme”, tha ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon.
Ai iu referua sulmit të Hamasit - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - më 7 tetor të vitit të kaluar në Izrael. Atë ditë, Hamasi vrau mbi 1.200 njerëz dhe mori mbi 250 pengje, prej të cilave gati 100 vazhdojnë të mbahen në Gazë. Në përgjigje të sulmit, Izraeli vazhdon ofensivën e tij në Gazë - enklavë e kontrolluar nga Hamasi. Sipas autoriteteve atje, nga sulmet izraelite janë vrarë mbi 41.000 njerëz. Zyra e të Drejtave e OKB-së thotë se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë./REL
okb lufta izrael-hamas palestine
Bota
17 Shtator 2024, 12:13
r.ll
ursula von der leyen
BRUKSEL- Presidentja e KE, Ursula von der Leyen prezantoi një strukturë të re në mënyrën se si...
Bota
17 Shtator 2024, 11:47
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Kompania që zotëron Facebook-un, Meta, tha se do të ndalojë disa media shtetërore ruse në platformat e ...
Bota
17 Shtator 2024, 11:36
r.ll
ursula von der leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti të martën përbërjen e re të Komisi...
Bota
17 Shtator 2024, 11:20
S.B
Dominique dhe Gisele
FRANCË- Dominique Pelicot, 71-vjeçari i akuzuar për rekrutimin e dhjetëra burrave për të abuzuar ...
Bota
17 Shtator 2024, 11:08
S.B
Biden, Musk dhe Harris
SHBA- Shërbimi Sekret Amerikan thotë se është "në dijeni" për një postim në mediat soci...
Bota
17 Shtator 2024, 11:08
r.ll
banesa e djegur
KOSOVË- Një shtëpie në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën e Veriut - zonë e banuar me shumicë serb...
Bota
17 Shtator 2024, 10:26
S.B
foto ilustruese
SHBA- Duka i Sussex trashëgoi më shumë se 10 milionë dollarë në ditëlindjen e tij të 40-të...
Bota
17 Shtator 2024, 10:14
S.B
Harry dhe Meghan
BRITANI- Familja mbretërore shuajti spekulimet se prenë Meghan Markle nga fotoja e postuar në rrjetet sociale për...
Bota
17 Shtator 2024, 09:39
S.B
Rupert Murdoch
SHBA- Një betejë gjyqësore për të përcaktuar të ardhmen e perandorisë mediatike të Rupert ...
Bota
17 Shtator 2024, 09:39
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MIANMAR- Numri i njerëzve që humbën jetën si pasojë e tajfunit Yagi në Mianmar u rrit në m&eum...