Bota

FOTO/ U akuzuan se kishin prerë Meghan Markle nga fotografia e Princit Harry, reagon Buckingham Palace: Akuza të pabaza...

Spekulimet për një mospërfillje u përhapën më herët të hënën kur fansat mbretërorë vunë re se Dukesha e Sussex, ishte hequr nga një foto e bashkëshortit të saj që Buckingham Palace ndau për nder të ditëlindjes historike të Dukës të dielën.

17 Shtator 2024, 10:14 Nga S.B
FOTO/ U akuzuan se kishin prerë Meghan Markle nga fotografia e Princit
Harry dhe Meghan

BRITANI- Familja mbretërore shuajti spekulimet se prenë Meghan Markle nga fotoja e postuar në rrjetet sociale për t'i uruar Princit Harry 40-vjetorin e lindjes. Një zëdhënës i Buckingham Palace këmbënguli për ‘Independent’ se imazhi i vitit 2018 i shpërndarë në llogaritë zyrtare të familjes nuk ishte ndryshuar në asnjë mënyrë dhe ishte përdorur në formatin që ata e morën nga një agjenci fotografike.

Gazeta vuri në dukje se Duka i Sussex u kap nga disa këndvështrime të ndryshme - si me dhe pa gruan e tij - dhe versionet origjinale dhe të prera u ngarkuan në Getty Images në atë kohë. Një burim mbretëror i thotë gjithashtu Page Six se pretendimet se Markle u hoq janë të pabaza pasi Harry-t iu bënë shumë foto atë ditë.

FOTO/ U akuzuan se kishin prerë Meghan Markle nga fotografia e Princit
Postimi i familjes mbretërore

Spekulimet për një mospërfillje u përhapën më herët të hënën kur fansat mbretërorë vunë re se Dukesha e Sussex, ishte hequr nga një foto e bashkëshortit të saj që Buckingham Palace ndau për nder të ditëlindjes historike të Dukës të dielën.

FOTO/ U akuzuan se kishin prerë Meghan Markle nga fotografia e Princit
fotoja e plotë

Imazhi në fjalë tregonte Harry-n duke buzëqeshur teksa vizitonte Dogpatch Labs në Dublin në vitin 2018. Në foton e bërë në atë kohë ishte edhe Markle e ulur pranë princit në një tavolinë me njerëz të tjerë.

meghan markle princi harry

Sondazh

Poll