Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kryenegociatorët zhvillojnë sot takime të ndara me Lajçak, BE pret nga të dy palët angazhim në procesin e normalizimit

Ndërkohë Bashkimi Evropian ka mirëpritur thirrjen e bërë nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiç që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe riintegrimin e tyre në të gjitha institucionet e vendit.

17 Shtator 2024, 08:09 Nga r.ll
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kryenegociatorët zhvillojnë sot takime
bislimi, lajcak, petkovic

BRUKSEL- Ditën e sotme do të mbahet takimi i ri në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh. Takimi u konfirmua nga Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

“Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorëve do të jetë nesër në Bruksel. Rendi i ditës është mjaft i qartë. Është rruga përpara në zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord. Dhe sigurisht, diskutimi për çështjet që po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha dje Stano.

Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do e fillojnë ditën me takimet e ndara me emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak. Ndërkohë Bashkimi Evropian ka mirëpritur thirrjen e bërë nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiç që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe riintegrimin e tyre në të gjitha institucionet e vendit.

Peter Stano zëdhënës i BE-së ka nënvizuar se Brukseli vazhdimisht ka ftuar Beogradin që të inkurajoj këtë gjë, ndërsa Prishtinën që të mundësoj re integrimin e serbëve të Kosovës. BE gjithashtu përsëriti thirrjen e vazhdueshme për de-përshkallëzim si dhe për implementim të plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu nga të dyja palët.

Zëdhënësi i BE-së nënvizoi se marrëveshjet e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, parashikojnë hapat dhe procedurat konkrete, gjithnjë duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll