Aktualitet

FOTO/ Kanë si qëllim të marrin të dhënat e llogarive personale, policia: Kujdesni nga mesazhet e mashtrimit që iu vijnë në "WhatsApp"

Sipas policisë në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

16 Shtator 2024, 20:03 Nga r.ll
FOTO/ Kanë si qëllim të marrin të dhënat e llogarive
foto ilustruese

TIRANË- Disa mesazhe mashtrimi si ato të kompanisë Meta që mund të vijnë në "Whats App", rrezikojnë të dhënat e llogarive personale të qytetarëve.

Sipas policisë në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, u bën thirrje qytetarëve të paraqiten pranë zyrave të tyre nëse mund të preken nga dërgimi i këtyre mesazheve.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar, në menyrë të padrejtë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nqs jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj.

whatss app mesazhe mashtrimi

Sondazh

Poll