Politike

A ka ndikuar Berisha në përshpejtimin e privatizimit? Argita Malltezi: Procesi ka nisur nga qeveria Nano, SPAK nuk e futi në dosje

Gazetari i Euronews, Eni Ferhati, duke ju drejtuar Argita Malltezit, u shpreh se duhet qartësuar se si në pak kohë u vendos një grup pune që do merrte në konsideratë kërkesat e ish-pronarëve të asaj toke.

16 Shtator 2024, 21:13 Nga r.ll
A ka ndikuar Berisha në përshpejtimin e privatizimit? Argita Malltezi:
altin dumani, argita malltezi

TIRANË- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi është pyetur mbrëmjen e sotme lidhur me përshpejtimin të procedurave të SPAK për krijimin e një grupi pune për pjesën e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Gazetari i Euronews, Eni Ferhati, duke ju drejtuar Argita Malltezit, u shpreh se duhet qartësuar se si në pak kohë u vendos një grup pune që do merrte në konsideratë kërkesat e ish-pronarëve të asaj toke. Sipas tij, ka momente dhe hapësira ku SPAK mund të interpretojë më shumë dhe ka nevojë për sqarime të mëtejshme.

Në përgjigje të kësaj pikëpyetje të ngritur nga gazetari, Argita Malltezi u shpreh se SPAK nuk ka denjuar që në dosjen hetimore ndaj babit të saj të përfshinte një dokument që vërtetonte se privatizimi është bërë në kohën e qeverisë së Fatos Nanos e jo më vonë, në kohën e qeverisë Berisha.

“Shkresën që vërteton që privatizimi është bërë nga qeveria Nano dhe jo nga qeveria Berisha, ja kemi dorëzuar SPAK që në gusht të vitit 2023 kur bëm një kallëzim ndaj Taulant Ballës. Sot e kësaj dite SPAK nuk e ka futur në dosje. Në faqen tre të akt akuzës thotë: Duket sikur procesi i privatizimit nisi nga mesi i 2005-ës dhe paragrafi tjetër thotë në vazhdim kur Berisha fitoi zgjedhjet, pra të krijon idenë sikur e ka nisur Berisha, në fakt ka nisur nga qeveria Nano,” -u shpreh Malltezi.

argita malltezi altin dumani spak sali berisha

Sondazh

Poll