Sport

KATEGORIA SUPERIORE / Egnatia fundos me poker Bylisin!

Ekipi i Tetovës e ka shfryrë inatin në përballjen ndaj Bylisit, teksa ka fituar në shifrat e thella 4-0. Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Ahmetaj në minutën e 31.

15 Shtator 2024, 18:10 Nga DOSJA
KATEGORIA SUPERIORE / Egnatia fundos me poker Bylisin!

RROGOZHINE - Egnatia është rikthyer te fitorja pas humbjes së pësuar kundër Vllaznisë. Ekipi i Tetovës e ka shfryrë inatin në përballjen ndaj Bylisit, teksa ka fituar në shifrat e thella 4-0. Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Ahmetaj në minutën e 31.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Xhemajli dyfishoi shifrat në 2-0. Kështu mbaroi pjesa e parë, ndërsa historinë e takimit e mbylli po Ahmetaj në të 57, për t’i zeruar shpresat Bylisit. Dhe për të përmbyllur statistikat e ndeshjes mendoi Ndreca në minutën e 69, 4-0, duke marrë një fitore morali pas humbjes me Vllazninë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll