Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, Policia: Autori u largua, po punojmë për ta kapur

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të një lokali, ku Lul Rakaj ka shkrepur armën mbi Besmir Qofin dhe Avenir Hasanajn. 

15 Shtator 2024, 10:21 Nga I.A
Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, Policia: Autori u
Policia e Shkodrës

MALËSI E MADHE- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të një lokali, ku Lul Rakaj ka shkrepur armën mbi Besmir Qofin dhe Avenir Hasanajn. 

Ndërkohë që njoftohet se autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Të dy personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

lul rakaj besmir qofi avenir hasanaj plagosje ne malesi te madhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2024, 08:09 I.A

Inteligjenca Artificiale, gara e çipave

Inteligjenca Artificiale TIRANË- Vazhdon gara për të kontrolluar zinxhirin global të furnizimit për çipat e Inteligjenc&eu...