Bota

Kopje apo frymëzim? Fushata e Trump krijon bluze identike me ato të Taylor Swift (FOTO)

Postimi vazhdon duke u bërë thirrje mbështetësve që të marrin bluzën e epokës së Trump.

15 Shtator 2024, 12:03 Nga S.B
Kopje apo frymëzim? Fushata e Trump krijon bluze identike me ato të
Trump dhe Swift

SHBA- Fushata e ish-presidentit Donald Trump tani po shet bluza që duket se janë të frymëzuara (kopjuara) nga turneu ‘Eras Tour’ i këngëtares Taylor Swift.

"Thirrja e të gjithë Swifties për Trump", thuhet në një postim në llogarinë zyrtare në X të fushatës së Trump, i cili u publikua në fillim të javës.

Postimi vazhdon duke u bërë thirrje mbështetësve që të marrin bluzën e epokës së Trump. Donacioni minimal për të blerë një bluzë duket të jetë 45 dollarë, sipas faqes zyrtare të shitjeve.

Kopje apo frymëzim? Fushata e Trump krijon bluze identike me ato tëKopje apo frymëzim? Fushata e Trump krijon bluze identike me ato të

Swift këtë javë miratoi publikisht fushatën presidenciale të Zëvendës Presidentes Kamala Harris për vitin 2024. Ylli i popit bëri deklaratën e saj pas debatit të parë mes Trump dhe Harris.

Bluzat kanë shkaktuar përbuzje nga disa prej fansave të Swift-it. Trump më parë është kritikuar pasi ka postuar imazhe të rreme të Swift-it që pretendon se e mbështeste atë. Imazhet janë krijuar duke përdorur AI.

donald trump taylor swift

Sondazh

Poll