Bota

E rëndë në Haiti/ Shpërthen cisterna e karburantit, 24 persona humbin jetën, rreth 40 të plagosur

Shpërthimi ndodhi ndërsa një turmë u përpoq të mblidhte karburantin që rridhte nga rezervuari i një kamioni që ishte ndaluar për shkak të një aksidenti trafiku në rajonin Miragoan, 100 kilometra në perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince.

15 Shtator 2024, 08:53 Nga E. D
E rëndë në Haiti/ Shpërthen cisterna e karburantit, 24
fotot ilustruese

HAITI- 24 persona u vranë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën disa me djegie shumë të rënda nga shpërthimi i një cisterne karburanti në Haiti, sipas raportit të fundit të Mbrojtjes Civile në vendin e Karaibeve.

Shpërthimi ndodhi ndërsa një turmë u përpoq të mblidhte karburantin që rridhte nga rezervuari i një kamioni që ishte ndaluar për shkak të një aksidenti trafiku në rajonin Miragoan, 100 kilometra në perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince.

"Identifikimi i viktimave është i vështirë pasi trupat janë djegur. Kishte shumë njerëz. Ata që ishin pranë kamionit u karbonizuan”, tha një dëshmitar okular.

Në një incident të ngjashëm që ndodhi në vitin 2021 në Haiti, rreth 60 njerëz u vranë nga një shpërthim që ndodhi kur kalimtarët po përpiqeshin të mblidhnin karburantin që rridhte nga një cisternë që ishte përmbysur në një rrugë në qytetin Cap-Haitien.

shperthen cisterna ne haiti

Sondazh

Poll