Aktualitet

I shpallur në kërkim për shitje të drogës, arrestohet 24-vjeçari në tiranë

Gjithashtu i riu ishte shpallur në kërkim si pjesë e megaoperacionit të së shtunës, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga 24 persona.

15 Shtator 2024, 09:45 Nga E. D

 

I shpallur në kërkim për shitje të drogës, arrestohet
foto ilustruese

TIRANË- Një 24 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Tiranës. Gjithashtu i riu ishte shpallur në kërkim si pjesë e megaoperacionit të së shtunës, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga 24 persona.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithsej nga ky operacion janë arrestuar 25 persona, të cilët akuzohen për shitje narkotikësh.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli 4". Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni, shkon në 25 numri i të arrestuarve. Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.8 kg lëndë narkotike kokainë,18 kg lëndë narkotike marijuanë, 350 doza me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD, aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacionit "Tempulli 4", dhënë ditën e djeshme, gjatë të cilit janë arrestuar 24 shtetas, bazuar në informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë vijuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, në afërsi të Brrylit, u kap dhe u ndalua shtetasi O. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

polica e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2024, 08:09 I.A

Inteligjenca Artificiale, gara e çipave

Inteligjenca Artificiale TIRANË- Vazhdon gara për të kontrolluar zinxhirin global të furnizimit për çipat e Inteligjenc&eu...