Bota

“Kthimi i gjendjes së mëparshme në Veri të Kosovës”, Kongresmeni amerikan: Nuk do të ketë diçka të tillë! Vuçiç, në anën e gabuar të historisë

Nga ana e tij, kongresmeni amerikan, Torres ka shkruar në një postim në platformën 'X' se kërkesa e Serbisë që Kosova të kthehet në “status quo ante” nuk do të realizohet asnjëherë dhe se pavarësia e Kosovës do të mbetet në përjetësi e tillë.

14 Shtator 2024, 11:59 Nga M.B

 

“Kthimi i gjendjes së mëparshme në Veri të
Ritchie Torres

SHBA- Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar pas konferencës së djeshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili shpalli një plan të përbër prej 7 pikash, masa që sipas tij duhen ndërmarrë lidhur me raportin që shteti i tj Serbia ka me Kosovën. Nga ana e tij, kongresmeni amerikan, Torres ka shkruar në një postim në platformën 'X' se kërkesa e Serbisë që Kosova të kthehet në “status quo ante” nuk do të realizohet asnjëherë dhe se pavarësia e Kosovës do të mbetet në përjetësi e tillë.

Torres ka shtuar e Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, historia është në anën e pavarësisë së Kosovës ndërsa Vuçiç është në anën e gabuar të saj.

“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksander Vuçiç është në anën e gabuar të historisë”, shkruan Torres.

Shtatë kërkesat e Serbisë

Sipas dokumentit, Serbia kërkon:

– shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

– kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.

– tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga “bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme” në veriun e Kosovës.

– tërheqjen e Policisë nga të gjitha institucionet “të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët”.

– formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

–  zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe

– kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinarë.

ritchie torres

Sondazh

Poll