Bota

“Ata e kanë shkatërruar vendin”/ Trump përsërit pretendimet raciste për emigrantët

Gjithashtu trump tha se do të bëjmë deportime të mëdha nga Springfield, Ohio, deportime të mëdha. 

13 Shtator 2024, 22:59 Nga E. D
“Ata e kanë shkatërruar vendin”/ Trump përsërit
Donald Trump

SHBA- Donald Trump ka përsëritur pretendimet raciste për emigrantët nga Haiti në Springfield, Ohio, duke dyfishuar retorikën kundër emigrantëve pasi banorët janë përballur me kërcënime me bombë dhe kanë detajuar frikën e tyre mes ngacmimeve.

“Në Springfield, Ohio, 20,000 emigrantë ilegalë Haitianë kanë zbritur në një qytet me 58,000 banorë, duke shkatërruar mënyrën e tyre të jetesës. Ata e kanë shkatërruar vendin. Njerëzve nuk u pëlqen të flasin për këtë. Edhe qytetit nuk i pëlqen të flasë për këtë, sepse tingëllon shumë keq për qytetin. Ata jetojnë atje. Për vite ishte një vend i mrekullueshëm. I sigurt. E bukur. Tani ata janë 20,000 dhe kam dëgjuar në fakt sot se janë 32,000”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në fushën e tij të golfit në Los Angeles.

Gjithashtu trump tha se do të bëjmë deportime të mëdha nga Springfield, Ohio, deportime të mëdha. Bëhet e ditur se Haiti është një nga 16 vendet që qeveria amerikane i ka dhënë statusin e përkohshëm mbrojtës (TPS) për shkak të konfliktit të vazhdueshëm, duke e bërë më të lehtë për emigrantët marrjen e autorizimit për të punuar në SHBA. Si president, Trump u përpoq t’i jepte fund TPS-së për Haitin dhe iu referua kombit si një “gropë e keqe”.

Ndryshe, komentet e ish-presidentit vijnë pas debatit presidencial të së martës, në të cilin ai përsëriti për herë të parë pretendimin e rremë se emigrantët në Springfield po vjedhin dhe hanë qentë dhe macet e njerëzve. Pretendimi është hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur. Ndërkohë, Springfield ka marrë disa kërcënime me bombë këtë javë, duke e shtyrë atë të mbyllë ndërtesat qeveritare dhe të evakuojë shkollat ​​e saj.

donald trump

Sondazh

Poll