13 Shtator 2024, 21:34
Nga E. D
fotot ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të shpallin ndonjë politikë të re për Ukrainën dhe përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi të premten, tha Shtëpia e Bardhë.
"Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë për lejimin e përdorimit të raketave me rreze të gjatë nga Ukraina brenda Rusisë", u tha gazetarëve zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Nuk pres ndonjë njoftim të rëndësishëm në këtë drejtim, tha Kirby nga diskutimet midis presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Kryeministrit britanik Keir Starmer.
Presidenti Biden dhe Kryeministri Starmer do të takohen në Shtëpinë e Bardhë të premten pasdite.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar prej aleatëve për muaj të tërë që ta lejojnë Ukrainën të përdorë raketat perëndimore, përfshirë raketat amerikane 'ATACMS' me rreze të gjatë veprimi dhe ato të prodhimit britanik 'Storm Shadows', në thellësi të territorit të Rusisë.
Zoti Kirby tha se Uashingtoni e merr seriozisht paralajmërimin e Presidentit rus Vladimir Putin se ai do ta konsideronte Perëndimin të përfshirë drejtpërdrejt në konflikt nëse Ukraina niste drejt Rusisë raketa me rreze të gjatë veprimi të marra nga perëndimi. Megjithatë, ai rikujtoi se ky nuk ishte një qëndrim i ri i Presidentit Putin.
"Kjo nuk është retorikë që nuk e kemi dëgjuar më parë prej tij", tha Kirby. “Ai ka dëshmuar qartë se është i aftë për agresion… kështu që, po, ne i marrim këto komente seriozisht”./VOA
john kirby
Bota
13 Shtator 2024, 21:12
E. D
Laura Loomer
SHBA- Prania e Laura Loomer, një prej teoricieneve të konspiracionit të së djathtës në fushatën e fushat&eu...
Bota
13 Shtator 2024, 21:26
M.B
Ministrja për Azil e Holandës, Marjolein Faber.
HOLANDA- Holanda pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, në më...
Bota
13 Shtator 2024, 21:07
E. D
Papa Françesku
SHBA- Papa Françesku ka kritikuar ashpër ish-presidentitn Donald Trump dhe Kamala Harris teksa e përshkroi zgjedhje...
Bota
13 Shtator 2024, 20:18
E. D
Kristina Joksimoviç
ZVICËR- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrsajen e modeles zviceriane, Kristina Joksimovi&cced...
Bota
13 Shtator 2024, 20:00
E. D
fotot ilustruese
TURQI- Një raketë e dyshuar ruse goditi një anije mallrash të drejtuar nga Turqia në rrugë për në ...
Bota
13 Shtator 2024, 19:39
E. D
Zyra e prokurorit të Mynihut
BAVARI- Vrasja e sa më shumë ushtarëve të Bundeswehr-it me dy hanxharë gjatë pushimit t&eum...
Bota
13 Shtator 2024, 19:31
M.B
Donika Gërvalla
KOSOVA- Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të premten se ësht&...
Bota
13 Shtator 2024, 19:26
E. D
Aleksandar Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se politikanët dhe autoritet...
Bota
13 Shtator 2024, 18:51
E. D
Keir Starmer
SHBA- Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të dhëna nga Shtetet e Bashkuara d...
Bota
13 Shtator 2024, 18:27
E. D
Aleksandar Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten se nuk ekziston asnj...