13 Shtator 2024, 17:54
Nga E. D
Stefania Battistini
RUSI- Ministria e Brendshme ruse ka vendosur në një listë të personave në kërkim disa gazetarë nga media italiane, gjermane dhe ukrainase. Mësohet se të shpallur në kërkim janë Stefania Battistini, një reportere për televizionin italian RAI, Nicholas Simon Connolly, një reporter për transmetuesin gjerman Deutsche Welle i caktuar në Rusi si agjent i huaj mediatik, Gazetari i CNN, Nick Paton Walsh dhe gazetarët ukrainas Natalya Nagornaya.
Gjithashtu zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha më herët se Moska i konsideron aktivitetet e mediave perëndimore në Rajonin Kursk të Rusisë si dëshmi të përfshirjes së tyre të drejtpërdrejtë në agresionin hibrid. Diplomatia tha se gazetarët e huaj lejohen të vizitojnë Rusinë vetëm nëse kanë vizë dhe janë të akredituar nga Ministria e Jashtme.
Ndërkohë Ministri i jashtëm italian Antonio Tajani thirri sot ambasadorin rus në Romë për t’i shprehur kundërshtimet ndaj vendosjes së gazetares italiane Stefania Battistini në listën e kriminelëve të kërkuar nga Rusia. Gazetarja e rrjetit shtetëror RAI, bashkë me një koleg amerikan të CNN akuzohen për kalim ilegal të kufirit nga Ukraina muajin që shkoi.
Siç raportohet Battistini dhe tre gazetarë të tjerë akuzohet se kanë kaluar kufirin të shoqëruar nga ushtarë të Ukrainës, për të raportuar lajme nga qyteti goditur nga luftimet Sudzha në rajonin rus Kursk, gjatë një ofensive të ndërmarrë nga Ukraina. Asokohe ky ishte raportimi i parë nga mediat e huaja në vendngjarje.
“Kam thirrur ambasadorin e Rusisë për të shprehur habinë tonë mbi vendimin e çuditshëm të Moskës për të përfshirë Battistini në listën e të kërkuarve, të publikuar nga ministria ruse e mbrojtjes”, tha Tajani në një deklaratë në rrjetin X.
Zhvillimi erdhi pas transmetimit të raportimit nga rrjeti RAI, kur agjencia ruse e sigurisë FSB hapi hetimin kriminal ndaj Battistini, italianit tjetër Simone Traini, dhe amerikanit Nick Paton Walsh të rrjetit CNN.
Incidenti diplomatik i shtohet tensioneve të fundit mes Italisë e Rusisë që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë, ku Itali ka shprehur mbështetje të plotë për Ukrainën, në rindërtimin e infrastrukturës dhe me armatime. Megjithëse shumë kompani italiane vijojnë të punojnë në Rusi, aktivitetet e tyre janë goditur rëndë nga sanksionet ndërkombëtare, që mbështeten nga qeveria e Meloni.
stefania battistini nicholas simon connolly nick paton natalya nagornaya
Bota
13 Shtator 2024, 17:22
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar paralajmërimet që vijnë nga Serbia duke thënë se&n...
Bota
13 Shtator 2024, 17:17
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikime se rajoni mund të p&eu...
Bota
13 Shtator 2024, 17:07
E. D
fotot ilustruese
GAZA- Izraeli mbrojti sulmin ndaj një shkolle të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të kthyer në stre...
Bota
13 Shtator 2024, 16:59
E. D
pamje nga vendngjarja
BULLGARI- Një avion ushtarak është rrëzuar gjatë stërvitjes, ku si pasojë humbën jetën d...
Bota
13 Shtator 2024, 16:20
E. D
Donald Trump dhe Kamla Harris
SHBA- Sipas një anketimi të fundit të opinionit publik, zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ...
Bota
13 Shtator 2024, 16:18
M.B
Bisnik Bislimi
KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociatori i vendit në dialogun me Serb...
Bota
13 Shtator 2024, 16:08
M.B
Yevgeny Prigozhin
BRUKSEL- Bashkimi Evropian e ka larguar të premten prej listës së sanksioneve, Violetta Prigozhinan, nënën e lid...
Bota
13 Shtator 2024, 16:04
S.B
foto ilustruese
FRANCË- Dhjetra kilogramë kokainë janë gjetur në dërgesat e bananeve në katër dyqane të n...
Bota
13 Shtator 2024, 16:03
E. D
Olivier Guerot dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur ditën e sotme në takim ambasadorin e Republik&eu...
Bota
13 Shtator 2024, 15:55
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe ata kinezë po zhvillojnë bisedime përpara zgjedhj...