Bota

Policia e Kosovës kryen bastisje në degën e Thesarit të Serbisë në Leposaviç, sekuestrohen shuma të mëdha parash

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin verior, Veton Elshani, tha se aksioni është kryer me urdhër të gjykatës në Mitrovicën e Veriut. Sipas tij, dyshohet për pastrim parash dhe nuk ka të arrestuar. 

13 Shtator 2024, 09:57 Nga r.ll
Policia e Kosovës kryen bastisje në degën e Thesarit të
pamje nga bastisjet

KOSOVË Dy institucione të tjera paralele serbe janë vënë në shënjestër nga autoritetet shtetërore të Kosovës të enjten. Policia e Kosovës ka bastisur Bankën Popullore të Serbisë dhe degën e Drejtorisë së Thesarit të Serbisë në Leposaviç.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin verior, Veton Elshani, tha se aksioni është kryer me urdhër të gjykatës në Mitrovicën e Veriut. Sipas tij, dyshohet për pastrim parash dhe nuk ka të arrestuar. Nga Thesari i Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviç janë sekuestruar miliona dinarë e dhjetëra mijëra dollarë e euro.

“Me urdhër të Gjykatës në Mitrovicën Veriore është bërë bastisje në objektet e Bankës Popullore të Serbisë dhe në Drejtorinë e Thesarit të Ministrisë së Financave të Serbisë në Leposaviç. Po ndërmerren veprime lidhur me dyshimet për pastrim parash. vazhdimi i rastit të pastrimit të parave që kishte të bënte me bankat më herët”, tha Elshani.

Ndërkohë në Mitrovicën e Veriut, policia e Kosovës janë hasur me kundërshtimet e serbëve për prezencën e zyrtarëve kosovarë.  

policia e kosoves leposavic

Sondazh

Poll