Bota

Sondazhet e treguan humbës në përballjen me Kamala Harris, Trump refuzon një zhvillojë një tjetër debat me Harris

Trump ka thënë se ekipi i tij po shqyrtonte mundësinë nëse ai duhet të përballet sërish me rivalen e tij, por tani ai e ka përjashtuar këtë shans.

12 Shtator 2024, 22:10 Nga E. D
Sondazhet e treguan humbës në përballjen me Kamala Harris, Trump
Donald Trump dhe Kamla Harris

SHBA- Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij të zhvilluar gjatë ditës së marte. Trump ka thënë se ekipi i tij po shqyrtonte mundësinë nëse ai duhet të përballet sërish me rivalen e tij, por tani ai e ka përjashtuar këtë shans.

Kur një fitues i çmimeve humbet një luftë, fjalët e para që dalin nga goja e tij janë: Dua një ripërballje. Sondazhet tregojnë qartë se unë fitova debatin kundër Kamala Harris, Kandidatja e Majtë Radikale e Demokratëve, dhe ajo menjëherë bëri thirrje për një debat të tytë,” shkroi ish-presidenti në Truth Social.

Sondazhi i fundit i Reuters/Ipsos aktualisht tregon se Harris ka 5 për qind epërsi mes votuesve të regjistruar. Mes votuesve që thanë se kishin dëgjuar të paktën diçka rreth debatit të martës, 53 për qind thanë se fitoi Harris ndërsa 24 për qind thanë se triumfoi Trumpi.

Rreth 52 për qind e atyre që e shikuan debatin thanë se republikani u pengua dhe nuk u shfaq i mprehtë, ndërsa 21 për qind deklaruan të njëjtën gjë për Harrisin. Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor (e martë)

donald trump kamla harris

Sondazh

Poll