Bota

Joseph: Serbët e Kosovës janë futur në lojën e planeve serbe dhe ruse për të minuar rendin perëndimor

Sipas Joseph, Vuciç e aplikoi atë filozofi në marrëdhëniet e tij me Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi.

12 Shtator 2024, 09:03 Nga N.F
Joseph: Serbët e Kosovës janë futur në lojën e planeve
Johns Hopkins


KOSOVË- Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward P. Joseph së fundmi është shprehur president serb, Aleksandar Vuçiç ringjalli projektin nacionalist serb të madh.

“Vuçiç ringjalli hapur projektin nacionalist serbomadh që e çoi Jugosllavinë në luftë tre dekada më parë," shkruan Joseph.

Sipas Joseph, Vuciç e aplikoi atë filozofi në marrëdhëniet e tij me Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi.

“Serbia në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në vazhdimësi ka minuar sovranitetin, funksionalitetin dhe aspiratat euroatlantike të secilit vend”, thekson ai.


Konspiracioni i armatosur serb, i krijuar shtatorin e kaluar në Banjskë në veri të Kosovës – afër vendit ku janë vendosur trupat amerikane – sipas profesorit, synoi të ndante vendin me forcë.

“Duke përbuzur Uashingtonin, Vuçiq emëroi dy nga figurat e rralla të sanksionuara nga SHBA në qeverinë më të re serbe. Njëri prej tyre – Zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, një “ish-shefi famëkeq i inteligjencës” dhe ndihmës i Kremlinit – u takua përsëri me presidentin rus Vladimir Putin më 4 shtator, duke deklaruar se “Serbia është një aleate e Rusisë” dhe duke shtuar se “nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiq, Serbia kurrë nuk do të anëtarësohej në NATO dhe as nuk do të vendoste sanksione ndaj Federatës Ruse”.

Sipas Joseph, Serbia po e shfrytëzon situatën aktuale në Kosovë, sidomos atë të veriut.


“Tashmë të shfryrë nga fiaskoja e Banjskës, serbët e Kosovës janë afër të heqin dorë nga jeta në Kosovë – një rezultat që do të luajë me planet serbe dhe ruse për të minuar rendin perëndimor, multietnik në rajon”.

johns hopkins kosova

Sondazh

Poll

Bota 12 Shtator 2024, 08:53 N.F

Koreja e Veriut teston raketa balistike

Foto ilustruese KORE- Koreja e Veriut ka shkrepur shumë raketa balistike, me rreze të shkurtra veprimi, pranë bregdetit të saj lindor t...